Kamez1

Në Kamëz u finalizua operacioni policor i koduar “Kombinimi”, i cili goditi veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Si rezultat i këtij operacioni u sekuestruan 12 kilogramë kanabis, municione luftarake – përfshirë granata, ndezës minash, fitila detonatorë dhe tritol –, armë të ftohta dhe peshore elektronike.

Policia njofton se gjatë kontrolleve në banesën e një prej të arrestuarve, në fshatin Gjormë të Laçit, u zbuluan 168 bimë narkotike të kultivuara me llamba në një ambient të përshtatur për kultivim, si dhe sasi droge dhe municionesh.

“Në banesën e 53-vjeçarit u gjetën 48 bimë dhe 120 fidanë cannabis sativa, 7 kg kanabis, 4 kallep tritol, 2 granata, 2 ndezësa, 7 fitila detonator dhe 3 kuti me ndezesh minash luftarake”, njofton policia.

Në Bathore, dy shtetas u kapën në flagrancë duke transportuar 4 kg kanabis për shitje në doza. Sipas Policisë, “shtetasit A.T., 53 vjeç, nga fshati Gjormë dhe T.T., 27 vjeç, nga Tirana, të dy me precedentë penalë për narkotikë, u arrestuan gjatë operacionit.”

Kontrollet në banesën e 27-vjeçarit në Tiranë zbuluan edhe 1 kg kanabis, një peshore elektronike, një shufër metalike dhe një armë të ftohtë (thikë). “Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këto veprimtari kriminale”, thekson policia në komunikatën e saj.

Materialet e mbledhura iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights