Ku

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në konferencën e përbashkët për shtyp me shefen e Misionit të FMN-së, Anke Weber, dhe ministrin e Financave, Petrit Malaj, i vlerësoi “pozitive” zhvillimet e ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2025.

Sejko theksoi se ekonomia shqiptare ka vijuar të shënojë rritje të qëndrueshme, me tregues të fortë në aktivitetin ekonomik, punësim dhe pagat në sektorin privat jobujqësor. Inflacioni ka mbetur i ulët, pranë objektivit të Bankës së Shqipërisë, ndërsa presionet nga rritja e pagave dhe kostove të prodhimit janë neutralizuar nga forcat e tregut dhe kursi i këmbimit.

Guvernatori nënvizoi gjithashtu rolin e politikës monetare në kontrollin e inflacionit dhe mbështetjen e zgjerimit të konsumit dhe investimeve, si dhe rëndësinë e procesit të konsolidimit fiskal në uljen e deficitit dhe borxhit publik.

Sejko theksoi avancimin e tregjeve financiare dhe anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA, duke ulur kostot e transaksioneve me partnerët ndërkombëtarë dhe duke favorizuar integrimin në Bashkimin Evropian.

Parashikimet e Bankës së Shqipërisë për vitet e ardhshme mbeten pozitive, me rritje ekonomike të qëndrueshme dhe inflacion të stabilizuar rreth nivelit 3%, duke krijuar hapësira për politika makroekonomike të balancuara dhe për zhvillimin e mëtejshëm të tregjeve financiare dhe sistemit bankar.

Sejko siguroi se Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar ndaj stabilitetit të çmimeve, rregullimit dhe mbikëqyrjes së tregut financiar, si dhe mbështetjes së reformave strukturore për një rritje më të shpejtë dhe gjithëpërfshirëse ekonomike.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights