640 0 1733390575xipiccy image 5 588

Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvend. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar të përfshihet në rend dite interpelanca e kërkuar nga opozita me kryeministrin Edi Rama lidhur me pagesën prej 110 milionë eurosh për Francesco Becchetin.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali tha nga ana tjetër se interpelanca nuk mund të zhvillohet për shkak të axhendës së kryeministrit.

Gazment Bardhi: Grupi i PD ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama për ekzekutimin e një pagese  një shume prej 110 mln euro për dikë që kryeministri e ka quajtur mafioz, Pse nuk është përfshirë në rend dite? Kërkesa procedural do duhet të ndërprisni seancën dhe thërrisni kryeministrin. Çështja që kemi ngritur është madhore për interesin publik, kryeministri tha se nuk do të marrë asnjë lekë nga buxheti i shtetit. Ka marrë më shumë se bonusi i planifikuar nga ju për pensionistët.

Elisa Spiropali: Kërkesa juaj është marrë, është përcjellë në Këshillin e Ministrave dhe Kryeministrit, por për shkak të axhendës së Kryeministrit nuk mund të zhvillohet sot, por do zhvillohet në seancën e radhë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights