1572945794 ndoja

Është veçuar procesi për atentatin ndaj Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, ngjarje e ndodhur në 1 nëntor 2019 tek mbikalimi i Shkozetit.

Në këtë proces po gjykohen të ndarë nga pjesa tjetër Bledar Polovina dhe Amar Shkëmbi.

Bledar Polivina vazhdon të jetë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa thirrja ndaj tij është bërë me shpallje publike po ashtu edhe në adresën e tij të banimit si dhe është marrë informacion nga Interpol Tirana.

Bledar Polovina është lokalizuar në SHBA dhe i ka dërguar autoriteteve të SHBA-së kërkesën për ekstradimin e këtij të fundit por sipas shkresës që Interpol i ka sjell gjykatës nuk ka informacion se çfarë ka ndodhur me këtë proces.

SPAK kërkon që të vijojë procesi në mungesë të Bledar Polovinës. Ky i fundit i ka kërkuar gjykatës gjykim të shkurtuar nëpërmjet një email të dërguar avokatit të tij Sajmir Visha.

Por kërkesa nuk ka ardhur në formën e kërkuar nga ligji dhe për këtë arsye, nuk mund të pranohet. Avokati i Amar Shkëmbit kërkon kohë që të njihet me aktet e dosjes pasi është zgjedhur vetëm një ditë më parë.

Seanca u shty pasi avokati i Shkëmbit kërkoi kohë që të njihej me aktet, duke u caktuar seanca e radhës në 11 mars, ora 11:00.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights