Avioni3

Një tjetër incident ajror trondit Shtetet e Bashkuara, ku është shënuar tashmë një seri shqetësuese episodesh të tilla kohët e fundit. Një avion i Delta Airlines, i nisur nga Minneapolis rrëshqiti gjatë uljes në pistën e aeroportit Pearson në Toronto të Kanadasë, e u përmbys.

Autoritetet njoftuan se të 80 personat në bord- 76 pasagjerë dhe katër anëtarë ekuipazhi, u arrit të evakuoheshin në kohë. Por rreth 20 prej tyre janë plagosur. 3 prej të lënduarve, një i rritur dhe dy fëmijë, janë në gjendje kritike për jetën.

Një hetim ka nisur me urgjencë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes. Todd Aitken, shefi i zjarrfikësve në Aeroportin Pearson raportoi se në momentin e aksidentit, dukshmëria në aeroport ishte e kufizuar, megjithatë pista sipas tij, ka qenë e pastër dhe e thatë, e në ato momente, në zonë nuk ka pasur erëra të forta. Për këtë arsye, shkaqet e përmbysjes së avionit janë të paqarta e janë të paqarta dhe mbeten për t’u sqaruar nga hetimi i Autoritetet Kanadez të Sigurisë së Transportit.

Nje pasagjer pohoi për disa media amerikane se ulja kishte qenë shumë e dhunshme, dhe ata kishin parë tmerrin me sy pasi avioni kishte rrëshqitur në pistë, e qe përmbysur. “Brenda një casti të vetëm, e gjetëm veten duke u varur me kokën poshtë”, rrëfeu ai, ndërsa shtoi se në Toronto kishte shumë borë, aq sa iu duk sikur po zbriste në një “stepë ruse”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights