Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur paraditen e sotme kryeministrin e Britanisë së Madhe, Keir Starmer dhe delegacionin që e shoqëron këtë të fundit.
Starmer ka ardhur ditën e sotme në Shqipëri për një vizitë zyrtare në vendin tonë si dhe në kuadër të Samitit Politik Evropian që do të mbahet nesër, së bashku me liderët evropianë dhe kryeministrin Edi Rama.
Starmer është kryeministri i parë i Britanisë së Madhe që viziton Shqipërinë.
Përgjatë ditës, kreu i shtetit do të presë gjithashtu Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Feridun Sinirlioğlu dhe Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, sikurse dhe delegacionet e tyre përkatëse.
Kujtojmë se nesër është takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian, e do të zhvillohet në Sheshin Skënderbej në Tiranë, Shqipëri. Bashkëorganizuar nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, eventi do të mbledhë së bashku liderë nga e gjithë Evropa. Tema e takimit është: “Evropa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.