1 69 696x392

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë sot në samitin BE-Ballkani Perëndimor, cili do të zhvillohet në Bruksel në datat 16-17 dhjetor, me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve më të lartë të BE.

Kryeministri Rama u prit në Europa Building së bashku me kryesuesit e tjerë të delegacioneve për të marrë pjesë ditën e sotme në seancën plenare: “Thellimi i bashkëpunimit dhe avancimi i integrimit gradual, përfshirë “Roam like at home”, si dhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor” – të drejtuar nga presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa.

Në këtë takim marrin pjesë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, përfaqësuesja e lartë për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë, Kaja Kallas, si dhe Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.

Samiti synon të theksojë rëndësinë e marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis BE-së dhe partnerëve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekstin aktual gjeopolitik dhe nevojën për lidhje gjithnjë e më të forta midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa, Bashkimi Europian do të riafirmojë angazhimin e plotë dhe të qartë për perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Ballkanit Perëndimor, si dhe përparimin e arritur në procesin e zgjerimit, të reflektuar në raportin më të fundit të Komisionit.

Në fund të samitit do të publikohet deklarata e samitit BE-Ballkani Perëndimor.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights