1salla1 696x464

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ndodhet në terren në Levan, Fier, ku ndoqi nga afër situatën e krijuar nga reshjet intensive të ditëve të fundit dhe masat e marra për mbrojtjen e blegtorisë.

Gjatë vizitës, Salla ishte pranë blegtorit Bledi Dorda, i cili mbarështon rreth 800 krerë të imta. Si pasojë e situatës së krijuar nga reshjet, tufa e bagëtive është evakuuar në kohë, duke shmangur dëmtimet në gjënë e gjallë.

“Fatmirësisht nuk ka dëmtime në gjënë e gjallë, ndërsa për bazën ushqimore do të ofrojmë mbështetjen e nevojshme, për të garantuar vijimësinë e aktivitetit blegtoral,” u shpreh Salla gjatë inspektimit në terren.

Ministri theksoi se strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural janë në terren për të ndjekur nga afër situatën, për të evidentuar dëmet dhe për të garantuar mbështetjen e nevojshme për fermerët dhe blegtorët e prekur nga reshjet intensive.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights