if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }

 Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Shqipëri Emanuel Salinas në një  konferencë të përbashkët me Kryeministrin Edi Rama, vlerësoi bashkëpunimin me qeverinë shqiptare në zbatimin e projekteve të ndryshme me ndikim në ekonominë e vendit, teksa dha lajmin për kuadrin e ri të partneritetit që do ndihmojë vendin të rimëkëmbet shpejt dhe të transformohet në një ekonomi më të fuqishme, më gjithëpërfshirëse, me aftësi ripërtëritëse dhe më të gjelbër.

Salinas u shpreh se programi i ri 4-vjeçar i bashkëpunimit të BB me qeverinë shqiptare mbështetet në tre shtylla kryesore: më shumë dhe vende më të mira pune, përdorim më i mirë i kapitalit njerëzor, dhe rritje e aftësisë përballuese dhe ripërtëritëse ndaj fatkeqësive natyrore dhe goditjeve të llojeve të tjera.

“BB angazhohet që në 4-5 vitet në vijim, të kontribuojë në krijimin e vendeve të reja të punës për popullsinë shqiptare sidomos për rininë dhe gratë. Në të ardhmen sfida jonë është të krijojmë vende më të mira puna. Të krijojmë stimuj që njerëzit të punojnë këtu. Shtylla e dytë tek kapitali njerëzor. Siç e dimë të gjithë ne jemi të shqetësuar për numrin e personave që largohen nga Shqipëria por mund të forcojmë këtu kapitalin njerëzor, duke përmirësuar arsimin shëndetësinë mbrojtjen sociale. Është arritur shumë në këtë drejtim. Mendojmë se ka mundësi për të bërë më shumë në të ardhmen. Së treti shtylla e tretë përqendrohet tek rezistenca tek qëndrueshmëria. Duhet të rrisim rezistencën për të ulur ndikimin e disa prej këtyre ngjarjeve në të ardhmen”, tha ai.

Salinas theksoi se, kuadri i ri për partneritetin i vë në dispozicion Shqipërisë 900 milionë euro.

Presim një tjetër projekt që të miratohet së shpejti. Kemi punuar për një projekt i cili do të të trajtojë urat në rrezik nga goditjet natyrore. Është një program i fortë dhe mjaft i madh. Së bashku me më MF kemi punuar për rritur rezistencën fiskale të Shqipërisë. Me Ministrinë e Bujqësisë do të punojmë për rritur rezistencën e bujqësi ndaj ndryshimeve klimaterike. Një projekt tjetër do të jetë për lumin e Vjosës, pasi u përcaktua si zonë e Mbrojtur dhe do të punojmë se bashku që ai të ruhet si një lum i egër dhe i pastër. Gjithashtu në bashkëpunim me AKSH-in dhe MARS do të ndihmojë digjitalizimin e shërbimeve publike dhe zgjerimin e aftësive digjitale për fëmijët në shkolla. Kemi shumë projekte”, tha ai.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights