Ervin salianji ok

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë që la në fuqi dënimin ndaj tij.

Ai e konsideron këtë vendim si një ndëshkim politik, të nxitur dhe të manipuluar nga kryeministri Edi Rama.

Salianji e ka cilësuar dënimin si një përpjekje për ta eliminuar nga skena politike dhe për të mbështetur krimin dhe korrupsionin, duke theksuar se ky vendim është një mesazh kërcënimi për ata që luftojnë kundër krimit dhe korrupsionit.

Në reagimin e tij, Salianji ka përmendur përfshirjen e njerëzve të afërt me qeverinë, përfshirë ish-ministrin e Drejtësisë dhe lidhjet e tyre me manipulimin e procesit gjyqësor.

Ai ka shtuar se është i gatshëm të vazhdojë betejën e tij për drejtësi, duke e quajtur këtë luftë një angazhim të pandërprerë për të sjellë një Shqipëri më të mirë dhe më të drejtë.

Sipas tij, vendimi i Gjykatës së Lartë është një turp për drejtësinë dhe një mesazh që tregon se institucione të tilla nuk janë ato që Shqipëria meriton.

Salianji përfundoi duke u shprehur se është krenar për betejat që ka zhvilluar dhe për mbështetjen që ka marrë nga qytetarët, ndërsa ka paralajmëruar se do të luftojë për të kërkuar të drejtat e tij në Gjykatën Kushtetuese dhe më tej në Strasburg.

Postimi i Salianjit:

Nuk jam i habitur nga vendimi i Gjykatës së Lartë.

Lënia në fuqi e një ndëshkimi të nxitur, kërkuar dhe stisur nga Edi Rama e draftuar prej tij, e lajmëruar prej tij në Parlament, mbrojtur me zjarr prej tij, është rruga e shkurtër dhe komode që Gjykata e Lartë zgjodhi sot. Nuk kanë etikë profesionale dhe as guximin minimal që të japin drejtësi e të hyjnë në konflikt me Edi Ramën.

Kjo është një vijë sjellje.

Nëse Gjykata e Lartë do të ishte garanci për të drejtën, do të ishte garanci për proces juridik të rregullt e të ligjshëm, as gjykatat më poshtë s’do të guxonin të firmosinin farsat që firmosen.

Dënimi im politik bëhet për të më eleminuar nga beteja politike!

Ne çdo përballje e kam mundur Edi Ramën dhe shpurën e tij. Më e fundit në Kavajë në fitoren e bashkisë, e kudo tjetër.

Denimi im politik është kërcënim i hapur për cilindo që lufton krimin, korrupsionin dhe mafien e veshur me pushtet.

Dënimi im politik është një mbështetje e hapur ndaj mafies dhe trafikantëve ndërkombëtarë. Koha e zgjedhur për të dhënë vendimin një ditë para shpalljes së listave është po ashtu një mesazh kërcënimi për këdo guxon e flet të vërtetat!

Në këto kohë parade turpi, kohë aferash të renda financiare, unë jam me zero korrupsion, zero akuzë për asnjë qindarkë. Ndaj, burgosja për denoncimin, për fjalen, është një medalje.

Jam krenar për betejat e mia në interes të njerëzve. Kam zgjedhur që në fillim luftën e pakompromis dhe qytetarët më kanë mbeshtetur për këtë.

Gjykimet ndaj meje do hyjnë në turpet historike, të kauzeve gjyqësore si rast i përdorimit të drejtësisë për hakmarrje personale nga Rama e Xhafaj.

E nisën duke paguar deshmitarë të sajuar, u kapen në pergjime drejtorët e policisë duke paguar dëshmitarin e sajuar, manipuluan në gjykata duke caktuar gjyqtar si fillim ushtarin e Aldo Bares, me pas me kunatën e Belinda Ballukut dhe ish përfaqesuesin e PS në KQZ dhe sot duke manipuluar shortin në Gjykatë të Lartë, zëvëndësuan trupën gjyqësore e lanë për të më gjykuar ish-ministrin e drejtësisë së Partisë Socialiste dhe një komunist, birin e ish-drejtorit të dëbim internimeve dhe ish-sekretar të parë!

Nuk janë këto institucionet që meritojmë, nuk janë shtet i së drejtës dhe as sundim i ligjit.

Për cilindo që shqetesohet i them ta marrë paradhënie dhe zvarritjen dhe vendimin kundër në Gjykatë Kushtetuese, dhe më pas do shohim se si do jetë e drejta në Strasburg.

Unë do të luftoj e do ta kërkoj të drejten deri në fund. Shqipëria do të jetë nje vend më i mirë kur të ketë drejtësi, kur Gjykatat do të kenë kurajon të japin drejtësi edhe kur kjo nuk i pelqen autokratit.

Ky vend i mirë mund të duket utopi, por nuk është e largët dita ku dhe për drejtësinë fjalën e madhe do ta kenë qytetarët.

Pavarësisht se nga izolimi së bashku do të luftojmë për një Shqipëri të denjë e normale ku sundon ligji! Personalisht zgjedh betejën dhe jo qurravitjet!

Nderin dhe respektin e qytetarëve e kam fituar unë, turpin dhe neverinë e hanë me korrupsionin e përditshëm “të burgosurit” e autokratit, që nuk kanë as ndërgjegje dhe as guxim të shkojnë as në tualet pa lejen e tij!

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights