Ish-deputeti i PD Ervin Salianji, i burgosur në Fier për “kallëzim të rremë”, e ka konsideruar edhe njëherë burgosjen e tij politike dhe hakmarrje nga ana e kryeministrit Edi Rama.
Salianji nga qelia 6 në burgun e Fierit i ka shkruar një letër një pensionisti. Ai shprehet se një pensionist i Shqipërisë sot nuk është vetëm, por është së bashku me 700 mijë të tjerë. Më tej, Salianji shprehet se kryeministri Rama u tall me pensionistët, duke rritet pensionet me një shifër qesharake. Salianji thotë se pensionistët duhet ta dënojnë me votë Ramën, për talljet që ai ka bërë me këtë shtresë shoqërore. Ndaj, Salianji bën thirrje që pensionistët të vendosin vetë me votë drejtësinë.
“Ai të konsideron ty vetëm votë, të çvesh nga çdo element njerezor e gjithçka që është mund e sakrificë dhe vuajtje e perditshme.
Ti e di këtë. Dhe meqë ai të sheh vetëm keshtu, atëherë sillu atë ditë, në Majin që po vjen, si votë, siç ai të llogarit. Por në drejtimin që atij nuk ja merr mendja. Dhe ke për të bërë drejtësinë e munguar. Ke për të bërë vetë, atë që ne si shoqëri ta kemi borxh.
Ervin Salianji letër një pensionisti nga qelia 6: Bëje vetë drejtësinë që ne ta kemi borxh
Edi Rama vazhdon ta konsiderojë si arritje të qeverisjes së tij burgosjen time dhe nuk humbet asnjë rast për ta deshmuar që është ai prokurori dhe gjykatësi i vendimit.
Teksa sondazhet po nxjerrin të verteten e bilancit të tij qeverisës, kur pakenaqësia është në rritje dhe ka një zgjim masiv të njerëzve, kur pensionistët nuk janë mē lodra në duart e tij dhe kur e sheh që nuk ja hedh dot me batuta të lodhura, në këto kushte të perendimit politik e të renies keq të lavdisë, po perdor burgosjen time si mburrje, si spaletë.
Këtë bëri dhe heren e fundit, të enjten, edhe pse çdokush e di se unë jam sot këtu prej një hakmarrje dhe perndjekje politike, për shkak se denoncova një trafikant nderkombëtar droge dhe nderpreva karrieren e vëllait të tij, që qëlloi të ishte jo më pak se Ministër i Brendshëm i narkoshtetit të vetëm në Europë, me Kryeministër Edi Ramën.