Berisha 12 1024x581

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në një konferencë për shtyp nga selia blu, ku hodhi akuza ndaj Kryeministrit Edi Rama për të cilin tha se nuk lejon zgjedhje të lira.

Berisha theksoi se PD do të vijojë betejën për rikthimin e votës së lirë të qytetarëve.

Sali Berisha foli për artikullin e Fox News që e etiketonte Kryeministrin Rama si “Ramaduro”. Për këtë artikull, kryedemokrati u shpreh se disa media vendase janë përpjekur të mbrojnë imazhin e Kryeministrit.

“Televizione private kombëtare të kontrolluara nga Edi Rama publikojnë editorial në të cilat përpiqen ta mbrojnë. Nuk ndodh kurrë që një media botërore, si Fox News, të pranojnë tituj të cilët nuk qëndrojnë. Është e vërtetë që çdo shkrim ka një autor, por titullin nuk ja imponon dot kurrë një media botërore në qoftë se nuk qëndron”.

Sa i përket rinumërimit të votave, Berisha theksoi se kjo është kërkesë qytetare e çdo kandidati nëse ka tjetërsim vote.

Megjithatë, kryetari i PD ripërsëriti qëndrimin e tij se zgjedhjet e 11 Majit ishin farsë elektorale.

“Teza e Partisë Demokratike është: vota vdiq pa hyrë në kuti. Me asgjë nuk mund të fshehin më farsën e turpshme, me asnjë Duman, me asnjë Troplin, s’mund të fshehin farsën e turpshme të 11 majit. Ju e patë se si u shokua Asambleja Parlamentare e KiE kur mësoi për ndërhyrjet brutale të kriminelëve Xhabaftë, të ndërsyer nga ministri Gonxhja kundër një zonje që po bënte detyrën, kundër një deputeteje. Iku koha kur Edi Rama me metoda nga më të ndryshmet shiste në Europë një realitet që në Shqipëri nuk ekzistonte. Kjo nuk ndodh më. Ata që kritikojnë opozitën se po turpëron Shqipërinë, ata janë turpi i turpit të njeriut, të Shqipërisë”.

Kryedemokrati Berisha paraqiti tjetër video që sipas tij tregon një komisionere që kontrollon votat e qytetarëve në një qendër votimi.

 

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights