WhatsApp Image 2026 03 11 at 10.05.26 696x520

Shqipëria rikonfirmoi angazhimin e saj për forcimin e aksesit të grave, gjatë Debatit të Përgjithshëm të Sesionit të 70-të të Komisionit për Statusin e Grave në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Nga salla e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, prof. Evis Sala, theksoi përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për të avancuar barazinë gjinore përmes reformës në drejtësi, forcimit të legjislacionit dhe rritjes së përfaqësimit të grave në vendimmarrje.

“Drejtësia e ndjeshme ndaj dimensionit gjinor fillon me ligje të forta që garantojnë barazinë dhe ndalojnë diskriminimin, por këto të drejta marrin kuptim të plotë vetëm kur gratë dhe vajzat mund të mbështeten tek institucione që janë të aksesueshme, të përgjegjshme dhe të ndjeshme ndaj nevojave të tyre”, u shpreh ajo.

Ministrja Sala theksoi zgjerimin e mekanizmave të aksesit në drejtësi, përfshirë rritjen e ndjeshme të sistemit të ndihmës juridike falas në Shqipëri, ku gratë përbëjnë shumicën e përfituesve, si dhe funksionimin në nivel kombëtar të mekanizmit të koordinuar të referimit për trajtimin e dhunës me bazë gjinore.

Njëkohësisht, ajo pranoi se reforma në drejtësi ka sjellë edhe sfida tranzitore, përfshirë procedura gjyqësore të zgjatura dhe riorganizimin e gjykatave, duke theksuar se sigurimi i një aksesi gjithëpërfshirës në drejtësi, veçanërisht për gratë në zonat rurale dhe për ato në situata të cenueshme, mbetet një prioritet.

“Ndërsa Shqipëria përparon në rrugën e saj evropiane, sigurimi që sistemi i drejtësisë dhe i qeverisjes t’u shërbejë njësoj grave dhe burrave do të mbetet në qendër të zhvillimit tonë demokratik”, përfundoi ministrja Sala.

Shqipëria do të vazhdojë të forcojë zbatimin e reformave përmes rritjes së kapaciteteve institucionale, edukimit ligjor dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë agjencitë e OKB-së dhe organizatat e shoqërisë civile.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights