Sulmi rusi ukriane

Rusia nisi një sulm në shkallë të gjerë me dron dhe raketa mbi Ukrainën. Goditjen më të rëndë e ka marr Kievi ku për shkak të sulmit janë vrare katër persona dhe 20 të tjerë janë plagosur. Shërbimet e emergjencës thonë se tre prej të vrarëve ishin punonjës të ekipeve të shpëtimit.

Autoritetet thonë se paralajmërimet janë ende në fuqi për sulme në zona të tjera të vendit.

Në qytetin veriperëndimor të Lutsk, kryebashkiaku thotë se Rusia përdori 15 dron dhe gjashtë raketa në sulmin e saj, duke plagosur pesë persona.

Më herët këtë javë, Donald Trump tha se në telefonatën e tij me Vladimir Putinin, presidenti rus ishte zotuar “shumë fuqishëm” për t’iu përgjigjur sulmit të fundit me dron të Ukrainës ndaj bazave ajrore ruse.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights