Ministri rus i Mbrojtjes, Andrei Belousov, ka thënë të premten se dronët e pajisur me inteligjencë artificiale janë duke luajtur rol kyç në betejën me Ukrainën dhe ka kërkuar trajnime të trupave për mënyrën se si përdoren.
Ministria e Belousovit ka publikuar video të tij, duke vizituar një qendër të teknologjisë të gjeneratës së ardhshme të dronëve dhe duke folur me operatorët e dronëve.
Një ushtar i ka treguar Belousovit, një simulim të një droni të pajisur me inteligjencë artificiale që sulmonte një varkë të vogël në një lumë.
“E kap objektivin dhe e sulmon”, i ka thënë ushtaraku, ministrit. “Edhe nëse ka humbje të kontrollit, do ta shtyjë dronin drejt vendndodhjes së shënjestrës”.
Të gjitha sistemet e shpallura nga Scholz ishin premtuar dhe miratuar tashmë vitin e kaluar. “Nuk kishte njoftime të reja, asnjë ndihmë të re”, ishte verdikti shkatërrues i blogerit të luftës “Ndihma gjermane për Ukrainën “, i cili dokumenton të gjithë ndihmën ushtarake gjermane për Ukrainën.