Rrotullimi i Tokës rreth aksit të vet po përshpejtohet. Si pasojë, parashikohen ditë më të shkurtra, me rekorde të papritura deri më sot, që mund të verifikohen më 9 22 korrik dhe 5 gusht.
Prej vitit 2020, Toka ka ndryshuar ritmin e rrotullimit, duke e përshpejtuar atë, dhe natyrisht flitet për milisekonda në harkun kohor të 24 orëve.
Deri në vitin 2020, rrotullimi tokësor ishte ngadalësuar gradualisht dhe u regjistrua edhe dita më e shkurtër me 1.05 milisekonda më pak, ndërsa më pas tendenca u përmbys, me rotacion më të shpejtë, veçanërisht në muajt verorë.
Sipas astrofizikantëve, është e vështirë të përcaktohet arsyeja e këtyre variacioneve të lëvizjes së planetit tonë rreth vetes, pasi mund të jetë pasojë e një sërë faktorësh, mes të cilëve edhe dinamikat komplekse të bërthamës, oqeaneve dhe atmosferës.