Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg nëntë anëtarët e bandave kriminale që merreshin me trafikim droge, pas finalizimit të operacionit mes SPAK dhe autoriteteve të Finlandës, më 2 qershor.
Bëhet fjalë për: B Spata, E Agalliu (alias Teneqexhiu), A Musta, K Qevani, T Kota (alias Tavani), G Seferaj, E Myftari, L Hoxha dhe D Luzaj.
Në kërkim nga autoritetet janë edhe dy persona të tjerë.
Struktura e Posaçme AntiKorrupsion në bashkëpunim me autoritetet nordike të drejtësisë goditën pak ditë më parë, katër grupe kriminale, që vepronin nga Shqipëria.
Për herë të parë, u zbulua se shqiptarët që drejtonin këto grupe, ishin fokusuar në trafikimin e drogërave sintetike. Lidhur me operacionin e koduar “Pietari”, dolën në konferencë kreu i SPAK, Altin Dumani, me Hans Fagerström, Komisarin për Krime në Finlandë. Ky i fundit bëri me dije se hetimi për këtë aktivitet kriminal, kishte nisur rreth dy vite më parë në Finlandë, ku u arrestuan 55 persona.
Shtoi se në kuadër të hetimit, janë sekuestruar 300 kilogramë drogë që trafikoheshin nga Spanja dhe Holanda.
Grupet kriminale drejtoheshin nga shqiptarë. Dy drejtues nga Vlora e dy të tjerët nga Kuçova e Berati. Në mesin e “kapove” ishte edhe një mësues historie