111 1024x567

Të paktën 40 persona kanë mbetur të vrarë dhe 75 të tjerë janë plagosur në një sulm ajror izraelit që goditi një kafene pranë portit në Gaza.

Pamjet e publikuara në mediat ndërkombëtare pas sulmit tregojnë shtëllunga të mëdha tymi që ngrihen nga vendi i ngjarjes dhe dëme të mëdha të kafene dhe zonën përreth.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë në lidhje me sulmin: “Më herët sot (e hënë), IDF goditi disa terroristë të Hamasit në Rripin verior të Gazës. Përpara sulmit, u morën hapa për të zbutur rrezikun e dëmtimit të civilëve duke përdorur mbikëqyrjen ajrore.”

Kafeneja “Al-Baqa” ishte një vend ku mblidheshin studentë, gazetarë dhe punonjës të tjerë që punonin online, pasi ofronte internet. Drejtori i spitalit Al-Shifa, Mohammad Abu Silmiya, i tha CNN-it se “shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë”, përfshirë shumë studentë që ishin në kafene pikërisht për shkak të aksesit në internet.

Mjeku po ashtu tha se spitalit i mungonin shtretërit e kujdesit intensiv dhe mjekime e nevojshme për të trajtuar viktimat.

“Ne po i trajtojmë të plagosurit në dyshemenë e spitalit pasi nuk ka dhoma dhe shtretër spitalorë të disponueshëm”, shtoi drejtori i spitalit.

Midis të vrarëve ishte një gazetar i pavarur, Ismail Abu Hatab, sipas gazetarëve të tjerë në vendngjarje. Zyra Qeveritare e Medias e kontrolluar nga Hamasi tha se vdekja e tij e çoi në 228 numrin e gazetarëve të vrarë nga veprimet ushtarake izraelite në Gaza që nga tetori i vitit 2023.

Lajmi për sulmin vjen në një kohë kur udhëheqësit izraelitë debatojnë se si të vazhdojnë me luftën në Gaza, ndërsa pritet që më 7 korrik të mbahet një takim midis Kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Ky i fundit kërkon t’i jepet fund luftës në Gaza, pasi ka thënë se një armëpushim do të arrihet “brenda një jave”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights