Udhëtimi i një familje spanjolle mbi bregdetin e Manhatanit përfundoi në tragjedi pasi u rrëzua në brigjet e New Jersey.
Të pestë anëtarët e familjes humbën jetën mes tyre edhe piloti. Dëshmitarët panë momentin sesi helikopteri po binte nga qielli dhe u përplas në lumë.
Viktimat përfshinin Agustín Escobar, një ekzekutiv i Siemens, tre fëmijët e tij dhe gruaja e tij u nxorën nga lumi i ftohtë, por asnjë nuk mbijetoi. Ndërsa nuk dihet shumë për arsyen e rrëzimit të helikopterit, zbritja e tij befasuese nga qielli tronditi dëshmitarët pasi reaguesit e parë bënë gjithçka që mundën për të shpëtuar viktimat.
FlightRadar24 raportoi se avioni ishte një Bell 206L-4 LongRanger IV i operuar nga kompania turistike New York Helicopter Charter, bazuar në të dhënat e gjurmimit. Ai u ndërtua në vitin 2004 dhe kishte një certifikatë të vlefshmërisë të lëshuar në 2016, sipas të dhënave të Administratës Federale të Aviacionit. Helikopteri u ngrit nga bregdeti i Manhatanit në qendër të qytetit, ku fluturoi në jug përpara se të kthehej për të fluturuar deri në lumin Hudson. Sipas autoriteteve ai arriti në Urën George Washington dhe më pas u kthye për të fluturuar përgjatë vijës bregdetare të New Jersey, ku edhe humbi kontrollin.
Mediat shkruajnë se kur helikopteri u rrëzua,k ishte vranësira, mjegull edhe erëra, që mund të ketë ndikuar edhe në rrëzimin e tij. Presidenti Donald Trump dërgoi gjithashtu ngushëllimet e tij përmes një postimi të Truth Social. Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, e quajti incidentin “një tragjedi të paimagjinueshme” në një postim në X .
Administrata Federale e Aviacionit konfirmoi se po heton situatën së bashku me Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit. Manhattan ka disa zona të veçantë për uljen dhe ngritjen e helikopterëve që i çojnë njerëzit në destinacione në të gjithë zonën metropolitane.