if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Situata e zjarreve 1024x576

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në Shqipëri, nga të cilat 10 mbeten aktive dhe 4 janë nën monitorim.

Sipas informacioneve më të fundit nga autoritetet e emergjencave civile, zjarret më problematike mbeten ato te Parku Kombëtar i Lurës, zjarri në Zall-Gjoçaj (Mat) dhe ai në Dukat.

Në terren janë angazhuar 680 forca operacionale, 52 mjete zjarrfikëse, 215 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 helikopterë nga Forcat Ajrore, 1 avion Canadair kroat dhe 2 helikopterë hungarezë përmes ndihmës nga Bashkimi Europian.

Për shkak të temperaturave të larta deri në 42°C dhe mungesës së reshjeve, Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) ka shpallur nivel rreziku “TË LARTË” në të gjitha qarqet dhe “SHUMË TË LARTË” në Korçë.

Lidhur me situatën e zjarreve që vazhdojnë prej javësh në këtë muaj të nxehtë korriku, kryetari i Emergjencave Civile, Haki Çako, foli para dy ditësh për mediat nga zona e Dukatit, një nga pikat më problematike. Çako u shpreh se me ose pa dashje, faktori njeri mbetet kryesori në ndezjen e zjarreve në vend.

Vatrat aktive më problematike:

1.         Në vendin e quajtur Liqeni i Luleve, Parku, Kombëtar Lurë, ku zjarri po zhvillohet në tre vatra, janë angazhuar rreth 100 forca nga të gjitha strukturat operacionale, ku sot i janë shtuar edhe 25 forca zjarrfikëse dhe bashkiake.

2.        Në fshatin Zall-Gjoçaj, bashkia Mat vijon puna për shuarjen e zjarrit me rreth 60 forca vendore dhe nga Forcat e Armatosura, si dhe janë kryer 9 misione nga avioni Canadair kroat.

3.         Në vendin e quajtur “Maja e Paliskës”, mbi fshatin Dukat, ndërhyrja edhe e dy helikopterëve të Forcës Ajrore solli përmirësim të situatës. Por sot po punohet për shuarjen përfundimtare të zjarrit.

4.         Po vijon puna në vatrën e zjarrit të rënë në lartësitë e malit mbi fshatin Kalasë, bashkia Delvinë,  ku në terren janë dislokuar katër automjete zjarrfikës dhe rreth 70 forca nga strukturat operacionale dhe kanë operuar 2 helikopterë Cougar të Forcës Ajrore.

5.         Puna vijon edhe në fshatin Ploç të Novoselës, ku janë dy vatra të tjera aktive.

6.         Pas ndërhyrjes së forcave operacionale, vatra e zjarrit në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në Gjirokastër po zhvillohet me intensitet të ulët.

7.         Forcat e emergjencave, ndihmuar edhe nga mjete e 3 avionë dhe 1 helikopter nga shteti grek u angazhuan për shuarjen e zjarrit në fshatin Kakavijë, bashkia Dropull.

8.         Në zonën e Shmilit, Elbasan  vijon puna për shuarjen e zjarrit me angazhimin e rreth 90 forcave nga strukturat operacionale.

9.         Në zonën e Shkopetit, në bashkinë Kurbin vijon aktiv zjarri, i cili është përhapur edhe në territorin e bashkisë Mirditë. Ka pasur një angazhim të lartë të forcave, gjithashtu edhe të 2 helikopterëve hungarezë, të ndarë në 3 misione, duke ulur ndjeshëm intensitetin e zjarrit. Aktualisht, banesat janë jashtë rrezikut. Sot do të vazhdojë puna për shuarjen e zjarrit, sërish edhe me ndërhyrjen e dy helikopterëve hungarezë.

10.       Në fshatin Dishnicë, Korçë, vazhdon zjarri ku po punojnë rreth 70 forca të strukturave operacionale.

11.       Në fshatin Muzhak, qarku Berat, zjarri i rënë në një terren malor e bën të vështirë ndërhyrjen, por puna vijon me dy mjete zjarrfikëse.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights