Screenshot 2026 04 08 092431 696x453

Kryeministri Edi Rama publikoi sot një video mirëseardhjeje për Samitin e Diasporës, me figurat më të shquara të kombit shqiptar që nga, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, te Ismail Qemali dhe Nënë Tereza.

Video e cila nis me Gjon Buzukun, hartuesin e librit të parë në gjuhën shqipe është krijuar me Inteligjencë Artificiale

Video mesazhi për Samitin e Diasporës, “Përmes Rrënjëve Lartësohemi, Të Bashkuar Forcohemi”, vijon me vëllezërit Frashëri, Gjergj Fishtën, me heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, me atin e pavarësisë, Ismal Qemali, Nënë Terezën, Marin Barletin, Jeronim De Radën, Faik Konicën, Fan Nolin, Naum Veqilharxhin, Karl Gegën, Eqerem Çabejn, Marie Krajën, Ibrahim Kodrën, Bekim Fehmiun, Vangjush Mion, Aleksandër Moisiun, Petro Marubin, Onufrin, Luigj Gurakuqin, Jan Kukuzelin, Ismail Kadarenë, Migjenin dhe mbyllet me Mithat Frashërin.

Samiti i Katërt i Diasporës do të zhvillohet nga 13 deri më 15 prill 2026 në Tiranë.

Ky samit synon të forcojë lidhjet me shqiptarët në mbarë botën dhe të kthejë idetë në veprime konkrete për zhvillimin e vendit.

Samiti do të ofrojë një program të detajuar me panele tematikë ku pjesëmarrësit mund të zgjedhin fusha të ndryshme interesi, duke përfshirë ekonomi, kulturë, art dhe teknologji.

Pjesëmarrësit mund të plotësojnë formularin online për të rezervuar vendin e tyre dhe për të zgjedhur panelet që i frymëzojnë më shumë.

Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të Shqipërisë për të forcuar bashkëpunimin me diasporën dhe për të shfrytëzuar potencialin e saj për zhvillimin ekonomik, kulturor dhe social të vendit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights