20251006 121240.mp4 snapshot 01.05.858 1024x576

Pas zyrtarizimit të 4 nęnkryetarëve të rinj të bashkisë Fier, zv/ kryeministrja Belinda Balluku në një prononcim për mediat ka pohuar se ky proces ka nisur disa muaj më parë për një riorganizim të mirëfilltë të bashkisë, me qëllim rritjen e cilësisë dhe shërbimeve ndaj qytetarëve.

Ajo ka vendosur theksin në ristrukturimin e thellë të strukturave të bashkisë që ka të bëjë ndarjen e detyrave, digjitalizimin e shërbimeve dhe mbi të gjitha transparencën ndaj qytetarëve.

Ndërkokë, kryebashkiaku Subashi ka theksuar se ky është një proces që do të vazhdojë edhe në nivel instituciinesh vendore. Sipas tij struktura e re e bashkisë në dy- tre muajt në vijim do të ndryshojë tërësisht në përputhje të plotë edhe me statusin e nënpunësit civil për çdo punonjës.

Ndërkohë përsa i përket zgjedhjeve të pjesshme që do të zhvillohen në disa bashki të vendit, Balluku është shprehur e bindur se Partia Socialiste do të ketë të njëjtin sukses, sikurse ka patur në 11 Maj jo vetëm në Fier, por në mbarë Shqipërinë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights