Zgjedhjet 2 1024x545

Proceri i rinumërimit të qendrave të votimit për qarkun Tiranë, ka vijuar dhe ditën e sotme në ambientet e Pallatit të Sportit, “Farie Hoti”.

Nga 1282 kuti votimi, janë numëruar deri më tani 450 të tilla. Nga rezultatet e deritanishme, votat më të shumta i ka humbur “Partia Demokratike – Aleanca Shqipëria Madhështore”, duke humbur 227 të tilla. Partia Socialiste nga ana tjetër, ka humbur 187 vota.

“Ilir Alimehmetit i janë hequr 61 vota. Kandidates më të votuar të qarkut të Tiranës, Jorida Tabakut, i janë hequr gjithashtu 22 vota”

Humbja e këtyre votave nuk ndryshon mandatet e marra të partive nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, e deri më tani, nga ana e KAS-it, konsiderohen si gabime njerëzore të mundshme.

Kujtojmë se KAS-i ka vendos të quajë të sakta vetëm ato fletë votimi ku shenja “X” ose “+” është vendosur saktësisht brenda kutisë së bardhë para emrit të kandidatit dhe ka shpallur të pavlefshme çdo votë tjetër ku shënimi për kandidatin është bërë në një formë tjetër. Kjo ka bërë që shumë figura të njohura nga të dy krahët të humbasin vota. PS shprehu shqetësimin për këtë formë vlerësimi duke kërkuar të ndryshohej, por që Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve e rrëzoi.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights