Propozimet për të shpëtuar mbulesën e akullt të planetit duke përfshirë perde gjigante nënujore dhe ringrirjen e akullit të Arktikut, po përhapen teksa planeti nxehet. Por asnjë nga këto ide nuk vlen, madje më keq: një studim i ri thotë se mund të shkaktojnë dëm të pariparueshëm.
Shkrirja e akullit polar shoqëron ndryshimet klimatike: këto peizazhe gjigante të ngrira kanë mjaftueshëm ujë për të shkaktuar rritje katastrofike të nivelit të detit dhe rritja e temperaturave po shkakton ndryshime alarmante.
Idetë për të ftohur artificialisht Arktikun dhe Antarktidën apo “gjeoinxhinieria polare” po fitojnë terren. Akademikët kanë hapur projekte kërkimore, startup-et po lulëzojnë dhe investitorët po dynden.
Por për shkencëtarët, të cilët kanë publikuar studimin në Frontiers in Science, këto zgjidhje të shpejta janë një shpërqendrim i rrezikshëm. Martin Siegert dhe një ekipi shkencëtarësh ndërkombëtarë analizuar pesë nga idetë më të famshme.
-Pompimi i ujit të detit në akull për ta trashur artificialisht ose shpërndarja e rruazave të qelqit që akulli detar të pasqyrojë më shumë;
-Vendosja e perdeve gjigante në shtratin e detit që uji i ngrohtë të mos shkrijë akujt;
-Sprucimi në atmosferë i molekulave që reflektojnë diellin për të ftohur planetin;
-Pompimi i ujit nën akullnaja për të ngadalësuar shkrirjen e mbulesës së bardhë;
-Shtimi i lëndëve ushqyese si hekuri për të stimuluar planktonin që thith karbon.
Shkencëtarët analizuan një më një secilën ide për efektshmërinë, realizimin, rreziqet, kostot, problemet e menaxhimit dhe shkallës. Asnjë prej tyre “nuk kalon shqyrtimin” dhe të gjitha “do të ishin të rrezikshme për mjedisin”, thotë raporti.
Arktiku dhe Antarktida janë ndër mjediset më të ashpra të planetit dhe shumë prej këtyre ideve nuk i marrin në konsideratë këto sfida.
Por edhe çmimi i këtyre ndërhyrjeve vlerësohet rreth 10 miliardë dollarë për t’u ndërtuar e më pas mirëmbajtur. Perdet janë ndër projektet më të kushtueshme, rreth 80 miliardë dollarë për një dekadë.
Edhe nëse projektet do të tejkalonin hendeqet, asnjëri s’do të mund të zbatohej në një shkallë të gjerë dhe të zgjidhte shpejt krizën klimatike. “Ato kthehen në një shpërqendrim nga ajo që duhet të bëjmë… dhe kjo është pakësimi i lëndëve të çliruara”, tha Siegert.
Sipas tij, “rajonet polare janë sisteme të brishta, të pastra dhe kur preken e shkatërrohen, shkatërrohen përgjithnjë.”