Rikthimi në skenë nga Janet Jackson, pas një ndërprerjeje 7-vjeçare, dhe një festë për karrierën e Rod Stewart ishin disa nga momentet kryesore të ndarjes së çmimeve American Music Awards e mbajtur në Las Vegas.
Festimet u hapën me prezantuesen Jennifer Lopez, e cila këndoi dhe kërceu nën tingujt e një përzierjeje 6-minutëshe prej 23 hitesh nga të nominuarit.
Këngët përfshinin “Birds of a Feather” të Eilish, “Espresso” të Sabrina Carpenter dhe “Texas Hold ‘Em” të Beyonce.
Janet Jackson u nderua me çmimin Ikonë, për artistët me ndikim global.
80-vjeçari Rod Stewart u nderua me një çmim për arritje në karrierë dhe kërceu e këndoi me këngët e tij të hitit pop “Forever Young”, i cili u publikua në vitin 1984.
Këngëtarja e “Birds of a Feather” Billie Eilish mori çmimin kryesor në American Music Awards, duke fituar çmimin “Artistja e vitit” .
Ylli i muzikës country, Blake Shelton, i bëri audiencën të kërcente me performancën e tij, dhe ikona e popit, Gwen Stefani, e bëri të gjithë të dëgjonin muzikën me hitin e saj “The Sweet Escape”.
Shumë emra të mëdhenj në listën e të nominuarve nuk morën pjesë në shfaqje, e cila u transmetua drejtpërdrejt në CBS në Las Vegas.