Nëndrejtori i Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj, u shpreh në takimin e sotëm ku po diskutohet rikthimi i basteve sportive, se nga viti 2019 e deri më sot janë bllokuar 6 mijë linke të faqeve të internetit ku ushtroheshin bastet online.
“Nga 2019 e në vazhdim në bashkëpunim me AKEP janë bllokuar 6 mijë linke të dedikuara për lojërat e fatit.
Kjo veprimtari në vendet ku janë vendosur serverat është e ligjshme dhe në shumë raste bashkëpunimi ndërkombëtar është i pamundur.
Sugjerojmë rishikimin e ligjit për lojërat e fatit për formalizimin e basteve sportive online edhe për faktin se kjo veprimtari është e ligjshme në vendet e tjera.
Lojërat e fatit si kazinotë nuk duhen lejuar”, u shpreh Vocaj.
https://www.facebook.com/blueledED/