Rama me kryeministren e danimarkes 1024x588
Në konferencën e përbashkët me homologen daneze, kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë të sotmen “një ditë mjaft të frytshme”. Sipas Ramës, të gjithë udhëheqësit që u bënë bashkë në Tiranë janë të vendosur për të “mbajtur bashkë vlerat e parimet e shoqërive tona”. Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar lart rëndësinë e Samitit të Komunitetit Politik Europian, që u zhvillua për herë të parë në Tiranë, duke e cilësuar atë si një shenjë të qartë për përkushtimin e Shqipërisë dhe rajonit ndaj kontinentit europian dhe vlerave të tij themelore. Në një deklaratë për mediat, Rama tha se samiti tregoi vullnetin për të mbajtur të bashkuar vlerat dhe parimet që udhëheqin shoqëritë europiane. “Kam vërtet kënaqësi që të them se sot në Tiranë kemi një përkushtim të ripërtërirë ndaj kontinentit tonë dhe qytetarëve tanë, për t’i mbajtur fort bashkë vlerat dhe parimet që udhëheqin shoqëritë tona, për të bërë gjithçka kemi, për të bërë të mundur të ruajmë vlerat dhe parimet tona. Duke mbrojtur qytetarët tanë dhe të ardhmen e Europës. Diskutuam dhe si do të ecim më tej, për investimet më shumë në inovacion, për të investuar më shumë në ato fusha të Europës që i përkasin atij komuniteti politik dhe për ato vende që nuk i përkasin ende BE-së. Dita ka qenë e frytshme. Kishim shumë diskutime. Në fund pati shumë diskutime interesante dhe vendosëm që do të kemi një skuadër bashkërenduese të KPE-së në zyrën e Presidentit të Këshillit Europian”, tha Rama. Frederiksen theksoi rëndësinë e angazhimit të shtuar në kuadër të NATO-s dhe nevojën që Europa të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e vet. “Jemi të dy anëtarë të NATO-s dhe do të marrim pjesë në Samitin e Hagës. Ne do të angazhohemi më shumë në NATO për të armatosur të gjithë aleancën në një afat të shkurtër kohe,” deklaroi ajo. Kryeministrja daneze theksoi se është një mbështetëse e madhe e lidhjes transatlantike, por shprehu shqetësimin për pasiguritë që po sjellin zhvillimet politike në SHBA, sidomos në prag të zgjedhjeve atje. “Jam shumë transatlantike, por me pasigurinë që po sjell SHBA-ja në tryezë, duhet që Europa të kujdeset për Europën,” shtoi Frederiksen. Ajo e mbylli deklaratën e saj me një thirrje të drejtpërdrejtë për rritjen e kapaciteteve ushtarake të kontinentit: “Nuk mund të fitosh një luftë pa armë. Armatimi i Europës është një detyrë shumë e rëndësishme. Ky do të jetë përfundimi i Samitit të Hagës pas një muaji.” Deklarata e saj vjen në një kohë kur diskutimet për mbrojtjen dhe sigurinë në Europë janë në qendër të vëmendjes, mes një konteksti të tensionuar ndërkombëtar dhe sfidave që lidhen me marrëdhëniet.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights