Ulsi manja 1024x602

Mbledhja e përbashkët sot, 15 tetor, e Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale me Komisionin e Çështjeve Ligjore dhe Administratën Publike zgjati shumë pak.

Drejtuesi i kësaj mbledhjeje, Ulsi Manja, tha se pas raportimit të gjatë të martën të krerëve të drejtësisë, u janë vënë në dispozicion dy projekt-rezoluta.

Ajo për veprimtarinë e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë (ILD) dhe për veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), për vitin 2024. Projekt-rezolutat u miratuan në komision me nga 13 vota pro, ndërsa katër deputetë nuk morën pjesë në votim.

Siç deklaroi Manja, këto projekt-rezoluta do të diskutohen gjerësisht në seancën plenarë të javës së ardhshme, ku pritet që edhe Kuvendi t’u japë dritën jeshile.

 

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights