640 0 1734948914xwhatsapp image 2024 12 23 at 095244 1024x613

Një grup prej 21 organizatash, sindikatash dhe koalicione të shoqërisë civile ka bashkuar forcat me Partinë Demokratike, duke miratuar një rezolutë që bën thirrje për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e demokracisë në Shqipëri. Rezoluta u miratua gjatë një forumi të mbajtur më 18 dhjetor, ku theksohej domosdoshmëria e një qeverie teknike për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke marrë shembull modelin e Maqedonisë së Veriut.

Në dokumentin e miratuar, organizatat dënojnë shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut dhe standardeve demokratike nga ana e qeverisë, duke përmendur si shqetësime kryesore:

  • Kërcënimet ndaj lirisë së shprehjes;
  • Manipulimet zgjedhore;
  • Gjendjen kritike në sistemin e burgjeve, ku 62% e të burgosurve janë ende në paraburgim;
  • Mungesën e transparencës në qeverisje.

Rezoluta u drejtohet institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, agjencive mbikëqyrëse dhe mekanizmave të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, duke bërë apel për ndërhyrje të menjëhershme për të ndalur atë që konsiderohet si “proces i rrezikshëm” për demokracinë në Shqipëri.

Përfaqësuesit e organizatave kanë theksuar se situata aktuale kërkon veprim të menjëhershëm për të rivendosur standardet demokratike dhe për të siguruar një klimë zgjedhore të drejtë. Rezoluta është një thirrje për ndërgjegjësim dhe angazhim nga të gjitha palët, në mënyrë që të sigurohet respektimi i të drejtave të qytetarëve dhe ruajtja e institucioneve demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights