Screenshot 2026 02 17

Reshjet e fundit në qarkun e Korçës kanë bërë të nevojshëm pastrimin dhe kriposjen e disa akseve rrugore.

Bazuar në informacionin e përditësuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, në aksin Maliq–Kufi Gramsh, reshjet e shiut gjatë natës kanë sjellë dalje të dy përrenjve nga shtretërit e tyre. Për pasojë ka prani inertesh në rrugë. Aktualisht, po punohet për pastrimin e plotë të segmentit, ndërkohë që reshjet e dëborës kanë nisur, pa krijuar probleme deri tani.

Në segmentin Boboshticë–Dardhë (Lapidari i Podgories) po operojnë dy mjete borëpastruese për të garantuar kalueshmërinë. Qarkullimi rekomandohet vetëm me goma dimërore.

Në disa segmente, si Libonik–Rëmbec–Plasë dhe Korçë–Voskopojë, pas reshjeve të shiut kanë nisur reshjet e dëborës. Strukturat janë në terren duke kryer pastrim dhe kriposje, ndërsa qarkullimi vijon normalisht me goma dimërore.

Reshje bore janë regjistruar edhe në aksin Ersekë–Tre Urat, por pa ndikuar në qarkullim.

Në akset Korçë–Ersekë, Zemblak–Goricë dhe Bilisht–Miras, reshjet janë me intensitet të ulët dhe mesatar. Grupet e mirëmbajtjes po vijojnë punën për pastrim dhe kriposje, pa raportime për vështirësi në lëvizje.

Prefektura Korçë bën të ditur se, strukturat janë në gatishmëri të plotë dhe po monitorojnë situatën në vijimësi për të garantuar sigurinë e qytetarëve, të cilëve u është bërë thirrje që të shtojnë kujdesin, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të pajisin automjetet me goma dimërore.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights