Deputetja e PD-së Jorida Tabaku deklaron se regjistrimet këtë vit shkollor janë thuajse 3 herë më të ulëta se sa një vit më parë dhe akuzon qeverinë se nuk ka marrë masa për të ndaluar hemorragjinë e largimit të shqiptarëve.

Ajo shkruan se na duhet punë dhe përkushtim për t’i rikthyer shqiptarët në vendin e tyre, dy cilësi që kjo qeveri dhe mazhorancë nuk i zotëron.

 

“Suksese të gjithë fëmijëve dhe të rinjve që kanë nisur sot vitin shkollor.
📖 Fatkeqësisht regjistrimet këtë vit shkollor janë thuajse 3 herë më të ulëta se sa një vit më parë duke qenë një tjetër tregues i rënies demografike dhe shkretimit të vendit.
📚 Prej vitesh politikat e qeverisë nuk janë fokusuar në këtë betejë për të ndaluar hemorragjinë e largimit të shqiptarëve.
👉 Na duhet punë dhe përkushtim për t’i rikthyer shqiptarët në vendin e tyre, dy cilësi që kjo qeveri dhe mazhorancë nuk i zotëron edhe pse uron përvit prej 8 vitesh vitin e ri shkollor me suksese që patjetër janë imagjinare dhe propagandë për sa kohë numri i nxënësve bie”, shkruan Tabaku.

Tabaku Fb
https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights