Sot u publikua raporti i ekspertëve të PS-së për hartën territoriale, në të cilin refuzohet sërish kërkesa e opozitës për shtim të bashkive.

Sakaq gjatë mbledhjes së Komisionit për Reformën Territoriale u shprehën pakënaqësitë e para nga opozita.

Dhurata Çupi tha se raporti nuk thotë asgjë dhe se PS-ja po vazhdon të tallet me shqiptarët, ndërsa shprehu keqardhje për raportin.

 

Në kundërpërgjigje deputeti i PS, Baftjar Zeqaj u shpreh se mazhoranca ka ushtruar të drejtën e saj kushtetuese dhe se ekspertët e PS nuk kanë parë asnjë një përqendrim të problematikës nga opozita.

Bëhet me dije se një ndër arsyet është mungesa e kohës së mjaftueshme për ndjekjen e të gjitha procedurave të parashikuara nga ligji për vendimmarrje për rishikim të ndarjes territoriale si dhe afrimi i zgjedhjeve vendore të pranverës së vitit 2023.

Për momentin të ruhen 61 bashki, për më tutje të bëhet një studim i plotë.

Nuk ka kohë tani për ndërhyrje, në vijim mund të shkrijmë apo coptojmë bashki”, thuhet në raport.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights