Është mbledhur këtë të premte Komisioni i Reformës Zgjedhore.
Ekspertët e ‘Zgjedhores’ nga PS do të jenë Viktor Gumi, Elena Xhina, Dardan Malaj, ndërsa nga PD do të jenë Altin Kazizaj, Muharrem Çakaj, Arjan Madhi.
Kjo mbledhje mbahet një ditë pasi PD u ul në tryezën e Komisionit për Reformën Territoriale, duke lënë pas përplasjet politike dhe duke vijuar punën e përbashkët.
“Produkti këtij komisioni të jenë rregulla sa më të mira për ata që aspirojnë pushtet”, tha bashkëkryetari Damian Gjiknuri.
“Me rëndësi puna dhe ekspertiza e ekspertëve. Konsultimet të kthehen në produkt të punës të komisionit.
Na duhet me patjetër ekspertiza e OSBE dhe BE. Pushtimi shtetit në zgjedhje, një problem madhor.
Vota e diasporës një problem kolosal”, u shpreh Oerd Bylykbashi, bashkëkryetar i këtij komisioni.
“Uroj mos të ndodhë ajo që ka ndodhur në reformat e shkuara ku nuk janë përmbushur rekomandimet e OSBE-ODIHR”, tha Fatmir Mediu.
