Reduktimi i
shpejtë i importeve nga Rusia ka bërë që kontinenti të konkurrojë me Azinë për
furnizim me gaz natyror të lëngshëm.

Rritja e
ashpër e çmimeve të gazit Europian të kësaj jave nënvizon faktin se si suksesi
i rajonit për të hequr dorë nga energjia ruse e ka bërë atë më të prekshëm ndaj
ndryshimeve të paqëndrueshme të tregjeve globale të energjisë.

Europa
arriti të shmangte një krizë energjetike vitin e kaluar duke rritur me
shpejtësi importet e gazit natyror të lëngshëm. Karburanti nga deti zëvendësoi
rrjedhën nga tubacionet ruse pasi Kremlini ndërpreu shumicën e furnizimeve në
një konfrontim energjetik pas përshkallëzimit të sulmeve të pushtimit Ukrainë.

Por varësia
e re nga GNL, që është një produkt global, i ka bërë çmimet europiane të energjisë
më të ndjeshme ndaj ndërprerjeve të furnizimeve në të gjithë botën.

Çmimet
europiane të gazit natyror u rritën me gati 40 për qind të mërkurën, pasi
pritshmëritë për goditjeve të shumta në projektet e mëdha australiane të GNL-së
shkaktuan panik nëpër tregje. Këto projekte, së bashku, sigurojnë rreth 10 për
qind të furnizimeve globale të gazit nga deti.

Për
analistët e energjisë, kjo ngjarje konfirmoi realitetin e ri të Europës:
furnizimet me gaz ku kontinenti mbështetet, tani janë vërtet globale.

“Potenciali
për aksione goditëse në eksportet e GNL-së në Australi thekson edhe një herë
faktin se ne jemi tashmë në një treg të globalizuar të gazit”, tha Tom
Marzec-Manser analist i energjisë në ICIS.

Goldman
Sachs, një nga bankat më me ndikim në produkte, paralajmëroi se çmimet
eeropiane mund të dyfishohen apo edhe trefishohen këtë dimër.

Sipas të
dhënave të Bruegel, në vitin 2021, karburanti super i ftohtë përbënte vetëm
rreth 20 për qind të importeve të përgjithshme të gazit të BE-së, Gazi rus
përbënte vetëm 40 për qind.

Por pushtimi
rus i Ukrainës ka ndryshuar shumë ekuilibrin. GNL-ja përbënte 34 për qind të
importeve të gazit të BE-së vitin e kaluar dhe kjo vlerë pritet të rritet
përsëri në 2023 në 40 për qind – duke i dhënë të njëjtën rëndësi gazit rus që
kishte dikur.

Japonia,
Kina dhe Koreja e Jugut janë disa nga importuesit më të mëdhenj të gazit të
lëngshëm në botë.

“Importet
nga Amerika, të cilat aktualisht po dërgohen në Europë, mund të çohen në Azi,
duke rritur rrezikun e një lufte të ofertave ndër rajonale, “tha Kaushal
Ramesh, kreu i analitikes së GNL-së në Rystad Energy. Ndërkohë që Europa ka një
rezervë të kënaqshme tani, “tregu mbetet i paqëndrueshëm pasi ky dimër mund të
rezultojë shumë i rëndë dhe mund të ulë me shpejtësi stokun “, tha Ramesh.

Për më
tepër, rezervat që Europa ka nuk mund të plotësojë kërkesën në dimër dhe
kontinentit do t’i duhet ende të vazhdojë importimin e sasive të mëdha të
GNL-së

Çmimet
europiane të gazit do të duhet të jenë më të larta se çmimet në Azi për të
nxitur tregtarët të dërgojnë GNL-në në Europë.

Analistja e
Goldman Sachs, Samantha Dart tha se nëse goditjet në tregun Australian
vazhdojnë, do të duhej “shumë më pak ndikim nga moti për të çuar rezervën
[europiane] nën mesataren deri në fund të marsit 2024”.

Ajo shtoi se
mund të ketë luhatje çmimesh prej 68 € deri në 97 € në dimër “por duhet të dimë
më shumë temperaturat e dimrit”.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights