if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
1717448804 amp

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore hedh poshtë pretendimin se polici rrugor i cili u vetëhodh nga pallati pak ditë më parë e ka kryer nga ndonjë formë presioni apo ushtrim ndikimi të paligjshëm.

AMP njoftoi se hetimet paraprake tregojnë se incidenti nuk lidhet me detyrën e efektivit të policisë, një përfundim i mbështetur edhe nga deklaratat e vetë punonjësit. Sipas AMP-së, 57-vjeçari ka raportuar se ndodhi për shkak të shqetësimeve shëndetësore dhe se ai mund të ketë humbur ndjenjat gjatë rrugës për në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

“Drejtuesit e AMP-së janë interesuar për shëndetin e punonjësit dhe kanë kryer verifikime të hollësishme. Nga deklaratat e tij, nuk ka pretendime për presion apo shantazh të lidhur me ushtrimin e detyrës,” thuhet në komunikatën e AMP-së.

Ministri i Brendshëm, Evin Hoxha, e cilësoi incidentin si një rast të qartë dhe kritikoi ashpër manipulimet dhe spekulimet që, sipas tij, synojnë të godasin Policinë e Shtetit.

“Është bërë zakon të deformohen ngjarjet për qëllime politike ose biznes mediatik. Ky rast nuk ka asnjë lidhje me pretendimet për presione apo shkelje në ushtrimin e detyrës. Policia e Shtetit mbetet e angazhuar në zbatimin e ligjit, pavarësisht fushatave të tilla dezinformuese,” tha ministri Hoxha.

Ndërkohë, punonjësi i policisë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të rikthehet në detyrë pas përfundimit të trajtimit në spital. Hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes janë ende në vazhdim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights