Belgium eu britain brexit parliamentAustrian Member of European Parliament Andreas Schieder delivers a speech during a press conference following he debate on EU-UK trade and cooperation agreement during the second day of a plenary session at the European Parliament in Brussels, on April 27, 2021. (Photo by JOHN THYS / AFP)

Në një intervistë për rrjetin televiziv ballkanik Insider, raportuesi për vendin tonë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, vlerëson vullnetin politik të Shqipërisë për reformat e integrimit.

“Shqipëria ka një plan ambicioz jo vetëm për hapjen e grupkapitujve, por edhe për mbylljen e tyre deri në vitin 2027. Duhet të them se procesi i hapjes së kapitujve është i rëndësishëm, por mbyllja e tyre është akoma më e rëndësishme. Zbatimi i reformave është edhe më i vështirë, por shqiptarët janë shumë të përkushtuar politikisht për të ecur më shpejt përpara”, tha Schieder.

Schieder i referohet reformës në drejtësi.

“Në Shqipëri kanë bërë një reformë jashtëzakonisht të vështirë, por tashmë kanë një sistem gjyqësor modern. Ata kanë ngritur SPAK-un që po heton njerëz nga të gjitha partitë politike, ata janë hetuar, madje disa kanë përfunduar në burg”, u shpreh ai.

Schieder thekson se situata ekonomike në rajon është e ngjashme, por dallimi qëndron tek qeverisja dhe vullneti politik për reforma.

“Të gjithë në rajon, serbë, malazezë, shqiptarë, maqedonas, duan të punojnë shumë, të gjithë duan t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla të mira. Aty ka njerëz të guximshëm, por dallimi mes këtyre shteteve është tek vullneti politik për reforma në qeverisje”, vijoi raportuesi.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights