Michael Gahler, drejtuesi i delegacionit të Parlamentit Europian në konferencën e OSBE/ODIHR për mediat vlerësoi pjesëmarrjen e diasporës në zgjedhjet e 11 majit. Në fjalën e tij, Gahler nënvizoi tejkalimin e kuotës për pjesëmarrjen e grave në procesin zgjedhor. Ai tha se në vjeshtë pritet konstituimi i qeverisë shqiptare sipas kushtetutës.
Michael Gahler: Sa i përket pozicionit të grave në procesin zgjedhor, ne theksojmë se kuotat prej 30% në listat e kandidatëve u tejkaluan, gjë që ne e mirëpresim. Ne presim që qeveria të konstituohet në vjeshtë në përputhje me dispozitat kushtetuese. Ne bëjmë thirrje që kjo qeveri të forcojë shtetin e së drejtës si në frymë dhe në gërmë dhe të vazhdojë me reformat themelore me konsensus kombëtar. Ne shpresojmë githashtu që parlamenti i ri të miratojë legjislacion të ri,të zbatojë legjislacionin ekzistues dhe të zbatojë rekomandimet e OSBE/ODIHR. Kjo do t’i çojë një sinjal pozitiv BE-së dhe gjithë rajonit.