Kryeministri Edi Rama ndau sot të dhënat e Indeksit të Transformimit të Bertelsmann Stiftung (BTI), i cili analizon dhe vlerëson çdo dy vjet cilësinë e demokracisë, performancën ekonomike dhe qeverisjen në mbarë botën.
Në klasifikimin e vendeve të Europës Juglindore për vitin 2026, Shqipëria kryeson për sa i përket transformimit politik dhe qeverisjes dhe mban vendin e tretë në rajon për transformimin ekonomik.
“Raporti që nuk do ta gjeni në kanale e portale”, shkruan Rama.
BTI është i vetmi indeks krahasues ndërkombëtar që mat performancën e qeverisjes duke përdorur të dhëna primare të vetat dhe që ofron një analizë të plotë të kapacitetit drejtues politik në proceset e transformimit, i cili analizon të dhënat që nga viti 2006.
Kampioni aktual përfshin 137 vende. Njëzet e tre vende të OECD-së, përfshirë Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara, aktualisht nuk janë pjesë e vlerësimit.
Vlerësimi bazohet në më shumë se 5,000 faqe raportesh të detajuara për vendet, të përgatitura në bashkëpunim me rreth 300 ekspertë nga universitete dhe qendra kërkimore kryesore në mbi 120 vende.
Periudha e shqyrtimit për këtë edicion mbulon 1 shkurt 2023 deri më 31 janar 2025.
Më poshtë raporti i BTI 2026 – Klasifikimi i Europës Juglindore
1. Transformimi Politik
Shqipëria — 7.70
Maqedonia e Veriut — 7.65
Mali i Zi — 7.40
Kosova — 6.90
Bosnja dhe Hercegovina — 5.95
Serbia — 5.18
2. Transformimi Ekonomik
Mali i Zi — 7.50
Maqedonia e Veriut — 7.18
Shqipëria — 7.11
Serbia — 6.79
Bosnja dhe Hercegovina — 6.57
Kosova — 6.21
3. Qeverisja
Shqipëria — 6.71
Maqedonia e Veriut — 6.07
Mali i Zi — 5.90
Kosova — 4.81
Bosnja dhe Hercegovina — 4.03
Serbia — 3.96
