Kryeministri Edi Rama uroi sot festën e 7 Marsit, Ditën e Mësuesit, duke ndarë një mesazh të veçantë së bashku me fëmijë shqiptarë nga Manastir.
Rama theksoi rëndësinë e gjuhës shqipe si një urë që lidh shqiptarët kudo që ndodhen, ndërsa vlerësoi energjinë dhe entuziazmin e fëmijëve që mësojnë dhe ruajnë gjuhën dhe traditat shqiptare dhe rolin e rëndësishëm të arsimit në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe në forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit.
“Me energjinë e fëmijëve nga Manastiri, që na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës, ju uroj gëzuar 7 Marsin”, u shpreh Rama.
7 Marsi shënon Ditën e Mësuesit në Shqipëri, një festë kushtuar figurës së mësuesit dhe kontributit të tyre në arsimimin dhe formimin e brezave.
