Kryesocialisti Edi Rama, njofton se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Hashim Thaçin.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka ndarë një foto nga zyra e tij, teksa shfaqet me telefon në dorë.
“Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse dhe Komandanti ishte në formën e vet më të mirë”, shkruan Rama krahas fotos së postuar.
Kujtojmë se Hashim Thaçi është duke u gjykuar nga Gjykata Speciale në Hagë së bashku me Rexhep Selimin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin me akuza të rënda për krime të kryera gjatë luftës, të cilat ata i kanë mohuar me forcë.