Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish sot më 2 gusht, në një postim në rrjetet sociale duke komentuar aksionin për lirimin e hapësirave publike.
“Jo vetëm ngrehinat e hekurit, po edhe platformat e turlillojshme nën to, do të zhbëhen hap pas hapi, përditë e me durim”, tha ai.
Rama paralajmëron se operacioni do të vijojë “derisa të vendoset kudo kufiri që garanton lirinë e hapësirës komunitare dhe përcakton deri ku mund të shtrihen tavolinat, karriget e çadrat e njësive tregtare”.
Në një komunikim online të premten e 1 gushtit, Rama kërkoi bashkëpunim nga komuniteti për denoncimin e rasteve të zaptimit të hapësirave publike.
Ai tha se nuk do të ketë selektime në këtë proces ndërsa paralajmëroi masa ndëshkuese për shkelësit.