WhatsApp Image 2025 12 30 at 11.11.30 AM 696x464
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria renditet e 39-ta në klasifikimin e përgjithshëm të indeksit të Institutit Amerikan “Cato”, ndërsa në Europën Lindore zë vendin e 9-të. Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, Rama bëri të ditur se ky vlerësim vjen nga Instituti “Cato”, një institut i njohur ndërkombëtarisht, i cili publikon edhe atë që njihet si “indeksi i indekseve”, lidhur me lirinë njerëzore dhe lirinë ekonomike. Sipas kryeministrit, Shqipëria ka një pozicion mjaft inkurajues, duke u renditur e 39-ta në nivel global dhe e 9-ta në Europën Lindore, sipas ndarjes rajonale të raportit. Ai theksoi se për sa i përket lirisë ekonomike, Shqipëria renditet përpara vendeve si Polonia, Bullgaria, Kroacia, Hungaria dhe Greqia, ndërsa edhe në aspektin e lirisë njerëzore ka një pozicion pozitiv krahasuar me disa vende të tjera. “Ky raport është një pasqyrë pozitive për vendin”, u shpreh Rama.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights