if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Screenshot 2025 05 03 085240 696x534

Kryeministri Edi Rama tha sot, se është në diskutime me Ministren e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, për idenë e krijimit të një kuvendi të përfaqësuesve të teknologjisë, ku të diskutohen përballjet me problematikat e përditshme të këtyre kompanive në marrëdhëniet me shtetin shqiptar.

Kryeministri Rama e bëri këtë deklaratë në Episodin 16, Sezoni 4 i Podkastit FLASIM, ku të ftuar ishin tre të rinj të kompanisë teknologjike, Ritech, Aleksandri nga Vlora, Kreshniku nga Durrësi dhe Verona nga Kosova.

Rama tha se së bashku me 500 persona të tjerë, këta të rinj i përkasin një realiteti teknologjik që quhet Ritech.

“Ritech është një oaz talentesh vajzash dhe djemsh shqiptarë, të cilët kanë krijuar një ekosistem të tyrin me paga si në Evropë, me kushte si në Evropë, me standarde dhe marrëdhënie etike në punë si në Evropë. E kanë ndërtuar në Tiranë, në Selitë atë që është ëndrra dhe realiteti i përditshëm i tyre”, tha Rama.

“Zanafilla ka qenë viti 2016, në përfundim të masterit dy vjeçar në Oxford në Angli. Në ato vite industria e teknologjisë ishte në zhvillim në Shqipëri, por shumica e kompanive tentonin të punonin me tregun italian. Rastësisht ndodhi takimi me ortakun tim aktual, Johny është një kanadez me të cilin krijuam mundësinë e rekrutimi të talenteve në Shqipëri. U ktheva dhe themeluam në fund të 2016-ës. Fillimi ishte shumë i vështirë, ndërsa në vitin e dytë filluam të kishim më shumë aktivitet. Ishim si fillim vetëm tre persona, në një zyrë te Komuna e Parisit, ishte dimër i ftohtë në të gjitha anët. Kemi pasur rritje konstante, sot jemi 500 persona me vetëfinancim dhe jemi vetëm dy ortakë në këtë biznes”, tha Aleksandri.

Ndërsa, Verona është drejtuesja e burimeve njerëzore në degën që RiTech ka në Kosovë, një zyrë me 150 persona të punësuar, që sipas saj është më e madhja në Kosovë në raport me numrin e popullsisë.

Drejtuesi i kompanisë Ritech u shpreh se pas pandemisë pati një lloj flukse globale, por aktualisht situate është më stabël dhe kompania ka një rritje me afro 120 punonjës në vit.

“Tregu në Shqipëri ka goxha talente, njerëz që duan teknologjinë. Tregu shqiptar ka demonstruar që ka talente. Ne po punojmë me klientë botërorë, nuk është thjesht lirë, por këtu ka njerëz profesionalë që kontribuojnë në kompani kaq të mëdhaja. Kemi ndërveprim me kompani të tjera dhe një përqasje më pozitive”, pohoi Aleksandri.

Kryeministri u tha të rinjve se nga pikëpamja e funksionimit të kompanive të teknologjisë, “ju jeni ishuj si offshore, funksiononi me një lloj pavarësie nga territori dhe i keni marrëdhëniet me botën, por prapë funksioni në një kontekst të përcaktuar”.

“Për të krijuar një situatë win-win mes institucioneve dhe kompanive dhe në rastin konkret ju keni disa projekte që i shërbejnë qëllimeve të institucioneve publike në vende tjera. Kjo situata win-win mund të krijohet me një hapësirë komunikimi mes institucioneve dhe kompanive. Për ju pasuria patjetër që është tek burimet njerëzore, por ushqimi i këtyre burimeve vjen nga të dhënat dhe nëse juve keni në dispozicion të dhëna më shumë, për të luajtur me to dhe për të krijuar prototipe, aplikacione që mund të kthehen në zhvillime me interes të madh publik, kjo do të ishte për t’u vlerësuar”, pohoi Rama.

Të rinjtë thanë se të ardhmen dhe suksesin e tyre e shohin të lidhur vetëm me Shqipërinë, ndërkohë që theksuan se kanë në kompaninë e tyre shumë të rinj që janë kthyer për të jetuar dhe punuar në Shqipëri.

Kryeministri theksoi se nga pikëpamja e taksave, kompanitë këtu kanë taksa simbolike në raport me çfarë paguajnë të tjerët.

“Ajo që kemi nisur me start up-et nuk duhet të thellohet vetëm në aspektin financiar, por edhe në aspektin e ndërveprimit. E kam folur edhe me ministren Ibrahimaj që në mënyrë sistematike të mblidhet një përfaqësi e madhe e kompanive të teknologjisë, që sa më shumë të fusim kompanitë brenda perimetrit të shtetit, aq më shumë do jetë përfitimi reciprok”, pohoi Rama.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights