564611130 1364642465031411 9149954619999461293 n 696x522

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se destinacionet kulturore dhe historike të Shqipërisë kanë regjistruar një rekord vizitorësh gjatë këtij viti.

Sipas të dhënave të publikuara nga kreu i qeverisë, nga janari deri në shtator 2025 janë numëruar gjithsej 1 259 774 vizitorë, duke shënuar një rritje prej 57% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Rekord vizitorësh në destinacionet tona kulturore dhe historike, një rritje me 57% krahasuar me një vit më parë”, thekson Rama në postimin e tij.

Ndër sitet më të vizituara kryeson Parku Arkeologjik i Butrintit me 257 670 vizitorë, pasuar nga Kalaja e Gjirokastrës me 253 407 vizitorë, Parku Arkeologjik i Shkodrës me 150 927 vizitorë, Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me 147 178 vizitorë, dhe Parku Arkeologjik i Apolonisë me 109 669 vizitorë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights