Edi rama dhe chris lacivita 1024x625

Kryesocialisti Edi Rama, i cili ka ironizuar jo pak herë opozitën për marrjen nën “gjirin e tyre” strategun Chris LaCivita, me qëllim që të drejtojë fushatën elektorale të Partisë Demokratike, këtë herë kryeministri ka zgjedhur që ta “përdorë” amerikanin në favorin e tij.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama ka ndarë foton e LaCivita, i cili ka ngritur një dorë dhe duken 5 gishtat, numër ky i Partisë Socialiste në fletën e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

E ndërsa kjo foto e LaCivita, e cila me siguri është shkrepur kur ai ka qenë duke përshëndetur demokratët, Rama shkruan se dhe strategu amerikan e ka “kuptuar që nuk ka rrugë tjetër” për shqiptarët për të hedhur, përveçse për PS-në.

“Voto 5, edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër”, shkruan Rama shoqëruar me flamujt e Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

 

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights