Rama 6 1024x562

Kryeministri Edi Rama është rikthyer në rubrikën e tij “Sy m’Sy” ku i është përgjigjur disa pyetjeve të qytetarëve, i cili tha se janë duke bërë maksimumin që të marrin më të mirën nga inteligjenca artificiale.

“Unë di se çfarë po bëjmë ne me këtë gjë me nteligjencën artificiale dhe janë gjëra shumë pozitive, që na vlejnë për të rritur cilësinë për shërbimet ndaj publikut, por dihet që ka dhe rreziqet e veta. Por nuk varet nga unë, nga ne këtu, nga Shqipëria se si do të shkojë puna e inteligjencës arificiale. Ne thjesht duhet të bëjmë maksiimunim që t’i marrim më të mirën inteligjencës artificiale”, tha Rama.

Rama tha se PS është një skuadër të rinjsh, një ndryshim ky që e dallon nga Partitë e tjera. Po ashtu ai e cilësoi Partinë Socialiste një shkollë që promovon të rinjtë.

“Unë kam krijuar një opinion nga eksperienca ndër vite që çështja e skuadraës është  një çështje e skuadrës, nuk është çështje individësh, një  këtu, një atje, por është çështje e gjithëfunksionimit të gjithë skuadrës.

PS është një shkollë. Një shkollë e vërtetë e kultivimit dhe promoviimit të të rinjve dhe sot PS ka një skuadër që është skuadra më e re. Kush do të reja dhe të rinj, i ka në PS me shumicë. Dhe i ka me shumicë në listë të mbyllur. Ky është ndryshimi i madh me të gjithë të tjerët. Të shkosh të votosh moçalishtet e reja që janë hapur, mund të kesh në parlament një person, ndërkohë që duke votuar për ne, do të kesh shumë të rinj e të reja në parlament, që janë praktikisht baza e gjeneratës tjetër të lidershipit të PS. Sot lidershipi i PS përbëhet nga një gjeneratë që ishte e re kur ne morëm detyrën. Tani një tjetër gjeneratë po rritet hap pas hapi në akademinë politike me hapësirat që kemi krijuar, kemi bërë trasnformim radikal të skuadrës që kishim”, tha Rama.

Kreu i qeverisë i bëri një kompliment vetes ku tha se është një njeri i ëmbël dhe jeton në një martesë të lumtur.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights