“Dua t’ju siguroj që s’ka asnjë frenim në rrugën tonë të pandalshme drejt anëtarësimit në BE, nuk ka asnjë diskutim lidhur me vullnetin tonë për të vazhduar rrugën që ne kemi hapur në pavarësimin drejtësisë dhe luftën reale ndaj korrupsionit, ashtu siç nuk ka dyshim që në këtë rast nuk jam i përballë një çështjeje korrupsioni, vetë prokuroria nuk ka ngritur një akuzë për korrupsion, por ndaj një çështja në hetim që mund të hetohet në liri pa asnjë pengesë.
Unë inkurajoj prokurorinë të ndjekë dhe hetojë të gjitha pistat ku mund të mendohet se mund të shfaqet gjatë rrugës ferra e korrupsionit, deri tani s’jemi përballë një çështje korrupsioni.
Si kundër siç e din shumicë bëjnë sikur se dinë pakica, unë në këtë detyrë përfaqësoj Shqipërinë dhe interesin e shqiptarëve dhe një nga normat e padiskutueshmi të këtij përfaqësimi është që ti shikoj partnerët në sy, të më shohin në sy në të njëjtën lartësi. As unë nuk më shkon mendja të shoh njeri nga lart poshtë dhe as pranoj të më shikojë njeri nga lart poshtë. Diskutimet tona kanë qenë konstruktive, s’ka pasur asgjë jo si ato që janë thënë, po as të ngjashme.
Këto janë gjëra që nuk ndodh në ato nivele ku bëhen këto diskutime. Besoj që edhe vetë deklaratat e bëra dje nga disa përfaqësi janë të qarta.”, tha Rama.
