Kryeministri i Britanisë së Madhe Keir Starmer dhe delegacioni i tij është pritur në një ceremoni zyrtare nga Kryeministri i vendit Edi Rama.
Më herët kryeministri Starmer është pritur në një takim nga Presidenti Bajram Begaj.
Starmer është kryeministri i parë i Britanisë së Madhe që vjen në Shqipëri, në këtë vizitë zyrtare në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve.
Kryeministri britanik ka ardhur ditën e sotme në Shqipëri për një vizitë zyrtare në vendin tonë si dhe në kuadër të Samitit Politik Evropian që do të mbahet nesër, së bashku me liderët evropianë dhe kryeministrin Edi Rama.