if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
640 0 687f355048969

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një plan të ri masash në industrinë e ndërtimit. Kreu i qeverisë tha se për zhvillimin e projekteve të mëdha ka nevojë për garanci dhe kjo bëhet përmes realizimit të tyre në mënyrë shumë besnike. Sipas tij ky plan masash do ta ndihmojë vendin të mos humbasë “një shans historik”. Ndër këto masa do të jenë garancitë për leje, lista e zezë e ndërtuesve që nuk respektojnë rregullat etj.

“E gjitha kjo kërkon garanci. Garancia është realizimi i projekteve në mënyrë shumë besnike. Ne do bëjmë çmos që nga ana jonë të ndërtojmë një plan masash të reja represive që do duhet të balancojë në pjesën e gjithë mbështetjes dhe të gjithë kanaleve të reja që do përpiqemi të hapim për ju dhe industrinë e ndërtimit. Pra karota nga njëra anë, shkopi nga ana tjetër sepse përndryshe e kemi të pamundur dhe mund të humbasim një shans historik dhe nuk na afrohet më njeri për të financuar. Nuk mundet dot që këto projekte të mëdha të realizohen ashtu siç duhet duke u mbështetur te shitja në gropë, duke u mbështetur te kleringu dhe duke u mbështetur thjesht te blerësit që sjell rasti brenda për brenda vendit. Gjithë ato hapa që u prezantuan këtu janë hapa që do duhen t’i parashohim edhe ligjërisht duke përfshirë garancitë për lejet, duke përfshirë listën e zezë të ndërtuesve që nuk respektojnë rregullat dhe pamundësinë për të marrë më leje dhe shumë gjëra të tjera që bota i ka dhe ka ardhur koha t’i vejmë edhe ne. Do shikojmë edhe çdo gjë që lehtëson punën”, tha Rama.

Kreu i qeverisë bëri me dije ndër të tjera se do të vendoset si kusht që kantieret e ndërtimit të kenë kamera. Po ashtu kërkoi edhe që kompanitë të ngrenë ekipet e tyre të kërkimit dhe inovacionit.

“Ne do ta vendosim si kusht që kantieret e ndërtimit do kenë kamera dhe do monitorohen 24 orë në 24. Kjo gjë do ju vlejë edhe juve në ndjekjen e punëve dhe praktikën tuaj, por është shumë e vlefshme për shumë aspekte që lidhen me sigurinë dhe garantimin e projektit. Diku në një nga mjediset këtu do shikoni që përmes një programi monitorimi me inteligjencë artificiale mund të ndiqet kantieri nga larg dhe mund të shikohet edhe korrektësia e punës në raport me projektin, jo thjesht me perimetrin. Po përfundojmë ndërkohë Qendrën e Monitorimit me dronët, të integruar së bashku me satelitët. Edhe kjo do na japë mundësi të ndjekim në kohë reale zhvillimet në territor. Do ju sugjeroja të shikoni disa gjëra që bëhen në këtë godinë për të pasur një sens të nevojës që kompani të huaja, se përgjithësisht këtu janë kompani të mëdha, të angazhojnë edhe një ekip për kërkimin dhe inovacionin. Është i domosdoshëm. Duket si një para e hedhur kot, por është para e hedhur më plot se për çdo gjë tjetër. Do të vendosim për kompanitë që do të kenë mbi 100 punonjës, do vendosim që duhet të jetë e detyrueshme të kenë një departament të inovacionit që të merret me pjesën e teknologjisë. Do t’i bëjë shërbimin më të mirë çdo kompanie dhe do të na përgatisë për atë që na pret në momentin që anëtarësohemi në BE, ku do t’ju sugjeroja të informoheni sa më shumë çfarë do ndodhë. Do jetë një sfidë shumë e madhe për kompanitë tona që të mbijetojnë atij tregu dhe jo e pamundur”, tha Rama.

Komentet kreu i qeverisë i bëri në Qendrën për Inovacion dhe Teknologji, NEST, ku u prezantua një start-up të rinjsh shqiptarë për financimin se sektorit të ndërtimit.

Rama u ndal edhe te baza e arkitektëve ndërkombëtare. Përveç projekteve, ai tha se ata sjellin edhe një kulture pune dhe “një shkollë të jashtëzakonshme për arkitektët tanë lokalë”. Sipas tij, me zhvillimin që po bëhet shumë shpejt Shqipëria do të ketë emra të mëdhenj në arkitekturë.

“Në 5-10 vitet e ardhshme Shqipëria do të ketë një ose dy të paktën emra të mëdhenj në arkitekturën botërore, sepse Shqipëria ka talente, por shkolla jonë e arkitekturës nuk është për ta thënë me djalë të buta ndër më të mirat në Europë. Edhe sikur të ishte, atë që mëson në punën e përditshme, nuk e mëson kurrë në bankat e shkollë dhe nuk e mëson kurrë në jetë pa pasur këtë shans që të punosh me njerëz që kanë këto lloj cilësish dhe skuadrash”, tha Rama

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights