Edi rama 5 1024x559

Kryeministri Edi Rama ka një thirrje për ndërtuesit e pallateve, që sipas tij, kanë nisur me privatizimin e zonave përreth në formë komplet të padrejtë.

“Dua të sqaroj edhe një element tjetër. Dua t’u bëj një thirrje të gjithë atyre që kanë keqkuptuar sensin e pronës së përbashkët dhe asaj private, kam parasysh zhvilluesit e pallateve, ndërtuesit, që pasi kanë ndërtuar pallatet, e bashkë me ata që kanë lokalet aty, e kanë trajtuar pronën përreth si pronë private. Ajo është po aq pronë private sa ç’është shkalla e pallatit, që u përket minimalisht banorëve në atë pallat. Askush nuk ka më shumë të drejta se sa secili prej banorëve apo familjeve në atë pallat.

U bëj thirrje këtyre zotërinjve me të tilla asete, që nga trarët që vënë për parkim, nuk ka pronë private sa kohë është një pronë që ka derivuar nga zhvillimi i ndërtesave rreth e rrotull…”, shprehet Rama përmes një përmes një lidhjeje live në Facebook.

Teksa lajmëroi një takim tjetër në Durrës, theksoi se kushdo që zapton dhe shkatërron pronën publike do të përballet me gjoba e deri në ndjekie penale.

Tha se deputetët e Partisë Socialiste do të mobilizohen në të gjitha zonat me problematika, si një “detyrim” e përgjegjësi që vjen pas fitores historike më 11 maj.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights